LIGJ
Nr. 46/2015
PËR SHËRBIMET POSTARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
1. Ky ligj përcakton rregullat për ofrimin dhe sigurimin e shërbimeve postare dhe shërbimin
universal postar, si dhe kushtet për akses në rrjetin postar në Republikën e Shqipërisë.
2. Ky ligj përcakton institucionet përgjegjëse për rregullimin e shërbimit postar, si dhe të
drejtat dhe detyrimet e ofruesve dhe përdoruesve të shërbimeve postare në Republikën e
Shqipërisë.
Neni 2
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i këtij ligji është:
1. Sigurimi i ofrimit të shërbimit universal postar në të gjithë territorin e Republikës së
Shqipërisë.
2. Sigurimi i financimit të shërbimit universal postar për të garantuar ofrimin e
vazhdueshëm të shërbimeve universale postare.
Ky ligj është përafruar plotësisht me direktivën 97/67/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 15 dhjetor 1997, “Për rregullat e përbashkëta për zhvillimin e tregut të brendshëm të shërbimit postar të Komunitetit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit”, Numri CELEX: 31997 L0067, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, Nr. 15, datë 21.1.1998, faqe 14, e ndryshuar me direktivën 2002/39/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 10 qershor 2002, Rregulloren (KE) 1882/2003 të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 29 shtator 2003 dhe direktivën 2008/6/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 20 shkurt 2008.