TERMAT & KUSHTET
TERMAT & KUSHTET E PËRGJITHSHME PËR OFRIMIN DHE KRYERJEN E SHËRBIMEVE POSTARE NGA GLOBAL DELIVERY EXPRESS
Për dërgimin e dokumentave dhe pakove nëpërmjet Global Express Delivery (GED), dërguesi dakordësohet me Termat & Kushtet e formësuara në këtë marrëveshje. Termat & Kushtet nuk mund të ndryshohen nga asnjë agjent përfaqësues i Global Express Delivery (GED) pa autorizimin me shkrim nga ana e kompanisë.
Neni 1
Formulari shoqërues i dërgesës
Formulari shoqërues i dërgesës së Global Express Delivery (GED) është një formular unik, i dallueshëm dhe nuk mund të ndryshohet, veçse në rastet kur kjo ndërmerret nga vetë kompania. Dërguesi deklaron dhe pranon, se është pronar, posedues ose përfaqësues i pronarit, apo i poseduesit të objekteve që transportohen, të cilat përshkruhen në faqen e parë. Gjithashtu, ai deklaron se me anën e këtij formulari pranon Termat & Kushtet e përfitimit të shërbimit ofruar nga Global Express Delivery (GED).
Neni 2
Detyrimet e dërguesit
Dërguesi duhet të plotësojë detyrimet e mëposhtme dhe të garantojë që:
a. Çdo zë që cilësohet në faqen e parë përshkruhet saktësisht dhe në përputhje me ligjin;
b. Në objektin që dërgohet janë shënuar saktësisht informacionet nevojshme dhe të sakta, si të dhënat e përgjithshme dhe adresa e marrësit;
c. Objekti/et që duhet të transportohen duhet të jetë/ jenë të mbyllura dhe të amballazhuara në mënyrë të atillë që transportimi të kryhet në përputhje me kushtet e sigurisë;
d. Duhet të përmbushë të gjitha detyrimet monetare të dakordësuara në bazë të kontratës dhe tarifave të pasqyruara që rrjedhin nga përfitimi i shërbimit ose shërbimeve të marra ( kosto magazinimi, transportimi ose kthimi);
Neni 3
Detyrimet dhe të drejtat ofruesit të shërbimit
Global Express Delivery (GED) ka të drejtë në raste të veçanta, por nuk duhet të hapë apo të kontrrollojë objektin/et, të cilat janë marrë përsipër për tu dorëzuar për llogari të dërguesit. Global Express Delivery (GED) i lind e drejta të mos ofrojë shërbimin nëse lindin dyshime për objekte të ndaluara (specifikuara në kontratë) dhe pamjaftueshmërisë së informacionit dhënë nga dërguesi për marrësin.
Neni 4
Detyrimet financiare
a. Global Express Delivery (GED) ka të drejtë të mbajë ose të mos dorëzojë objektin/et që transporton deri në momentin që ai nuk likujdohet totalisht sipas vlerës së shënuar në kundrejt pagesë.
b.Global Express Delivery (GED) kryen dërgesa me debitim të marrësit, në rast mospranimi dhe mospagimi të vlerës së dërgesës nga ana e këtij të fundit, për çfarëdo arsye qoftë, dërguesi duhet të shlyej vlerën e shërbimit postar ndaj kompanisë
c.Global Express Delivery (GED) kryen shërbimet e “parapagesës për blerjen e porositur” dhe atë të “pagesës në momentin e dorëzimit” duke marrë porosinë dhe në formë jo të shkruar (me telefon ose me mjete të tjera të komunikimit). Edhe në këto raste porositësi ka të njejta të drejta dhe detyrime sikurse “dërguesi” që janë të përcaktuar
Neni 5
Përgjegjësia dhe rimbursimet
Bazuar në nenin 5, përgjegjësia financiare e Global Express Delivery (GED) në raste të humbjes ose dëmtimit të dërgesës (dokumente, pako ose objekte), varion si mëposhtë:
a) deri në shumën 3.000 lekë për dokumenta dhe deri në shumën 10.000 lekë për produkte ose objekte;
b) në shumën reale të humbjes ose dëmit që paguhet për dokumente, ose objekte të siguruara;
c) në vlerën reale* të dokumenteve ose objekteve, pa u marr parasysh përdorimi tregtar ose vlera e veçantë e tyre për dërguesin, marrësin ose personin e tretë;
Vlera reale konsiderohet: a) për dokumenta kostoja e përgatitjes, e zëvëndësimit ose kostoja e riprodhimit apo e rihartimit, *b) për objektet – kostoja e riparimit, zëvëndësimit ose blerjes së tyre (në gjendjen që kishin gjatë marrjes në dorëzim).
d. Çdo transportim ndërkombëtar rregullohet nga kushtet dhe kufizimet e konventave ndërkombëtare si CMR e Varshavës, COTIF-CIM që janë në fuqi
Neni 6
Sigurimi i dërgesave dhe dëmshpërblimi
Me dëshirën e plotë të dërguesit kryerja e dërgesave të tij mbulohet me siguracion nëpërmjet shoqërisë së sigurimeve me të cilën bashkëpunon kompania Global Express Delivery (GED). Në rast humbje, vjedhje ose dalje jashtë përdorimi të materialit që transportohet, vlera e të cilit e tejkalon shumën prej 10.000 lekësh, pretendimi për zhdëmtim mbi këtë shumë lind vetëm në rast se objekti që transportohet është me vlerë të deklaruar dhe i siguruar për atë vlerë.
Neni 7
Koha dhe procesi i dorëzimit
Global Express Delivery (GED) bën çdo përpjekje dhe ndërmerr çdo veprim për të arritur dorëzimin sa më shpejt në përputhje me programin e veprimtarisë së saj. Por, në asnjë rast nuk mban përgjegjësi për vonesën e marrjes, transportimit ose dorëzimit të çdo dërgese apo për çfardo humbje, dëmtimi, dorëzimi të keq apo mos dorëzim që i detyrohet shkaqeve madhore, kryesisht:
a) për shkak të ngjarjeve të papritura që ndodhin objektivisht jashtë mundësive njerëzore (aksident, kushtet e këqija atmosferike, vonesën e mjeteve të trasportit etj.);
b) për shkak të veprimeve neglizhuese ose udhëtimeve të gabuara të dërguesit ose të marrësit apo personave të tretë që kanë interes nga dërgesa konkrete;
c) për shkak të përmbajtjes së dërgeses së cilës mund t’i shkaktohet dëmitimi i veçantë, ndryshim ose shkatërrim.
Neni 8
Ankesat dhe zgjidhja e tyre
Çdo pretendim që mund të ngrihet nga klienti ndaj shërbimit/eve të ofruara nga kompania Global Express Delivery (GED) duhet të dorëzohet me shkrim në zyrat qëndrore të kompanisë ose në agjensinë më të afërt të saj. Afat kohor i dorëzimit dhe ngritjes së ankesave është brenda 24 orëve nga tërheqja e dërgesës.
Neni 9
Refuzimi i ofrimit të shërbimit
Global Express Delivery (GED) nuk merr përsipër dhe refuzon ofrimin e shërbimit/eve për dërgesa ose objekte, kur bien në kundërshtim me ligjin ose ka të bëjnë me objekte që nuk i pranon për dërgim IATA. Në këto raste Global Express Delivery (GED) ka të drejtën e refuzimit të ofrimit të shërbimit.
Neni 10
KERKESAT PËR DËMTIM, VONESË APO MUNGESA-REKLAMACIONET
Të gjitha ankesat duhet të reklamohen në zyrat tona brenda 20 ditësh.
Ankesat duhet të dërgohen me shkrim ose me e-mail. Ankesa duhet të ketë të specifikuar qartë me detaje pretendimet e klientit si vonesë, dëmtim etj. Për çdo dërgesë të dëmtuar posta jone e dëmshpërblen klientin 5.000 (pesë mijë) lekë, n.q.s dërgesa është e pasiguruar.
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërmjet përdoruesit dhe ofruesit të shërbimit