GED Courier ofron shërbime postare kurier brenda vendit

April 1, 2023
gedcourier_blog

Misioni ynë është i qartë dhe i panegociueshëm, “Të jemi partnerët tuaj logjistikë”. Për ta përmbushur këtë mision ne kemi ndërthurur vizionin, eksperiencën, profesonalizmin dhe kemi motivimin e duhur.

Global Express Delivery (GED) është një nga kompanitë kryesore tanimë të industrisë së ofrimit të shërbimeve të postare kurier dhe ekspres në Shqipëri e më gjërë. Lindi si nevojë nga ekspertë me eksperiencë në këtë fushë për të ofruar një standart të ri në shërbimet postare. Në GED besojmë fort se proceset  e shërbimeve tona ofrojnë zgjidhje për individët dhe krijojnë mundësi rritjeje për bizneset. Prandaj kemi bërë bashkë individë të motivuar dhe profesionistë të fushës  për t`ju ofruar zgjidhje afatgjata dhe besueshmëri.

Çdo proces i yni është tërësisht transparent falë një sistemi menaxhimi funksional dhe të mirëdetajuar për t`ju ofruar informacionin e nevojshëm çdo partneri. Investimet tona në inovacion dhe logjistikë janë dhe do të janë të vazhdueshme. Kjo, për të ofruar zgjidhje ekonomike, teknologjike dhe efiçente që biznesi juaj të rritet duke krijuar një bazë klientësh të kënaqur.