Shërbimet postare të ofruara nga kompania GED Courier

May 8, 2023
Postë Kurier Ekspres

Shërbimi ekspres kurier u mundëson subjekteve apo individëve dorëzime ekspress brenda vendit, për shitje apo blerje nga interneti. GED Courier ofron marrjen e pakove, transportimin dhe dorëzimin e sigurtë të tyre tek porositësi. Ky proces kryhet shpejt, në mënyrë të sigurtë dhe me një kosto ekomonike favorizuese për këdo, individë apo subjekte. Falë një proçedure standarte, të automatizuar dhe njëkohësisht të thjeshtë, porositë merren në dorëzim nga stafi ynë për t`u shpërndarë më pas në adresat përkatëse.

GED Courier garanton sigurinë e pakove dhe dorëzimin në kohën e duhur duke ndihmuar në krijimin e besueshmërisë midis dërguesit dhe marrësit. Kompania vë në dispozicion ofron një logjistikë të avancuar, që mundëson monitorimin në kohë reale, ndërthurur me një staf profesionistësh me eksperiencë për të ofruar një shërbim diferencues në treg.

Postë Rajonale

Shërbimi i postës eskpres rajonale ofron dhe garanton një proçedurë të sigurtë për dërgimin e produkteve, pakove dhe dokumentave në çdo vend të rajonit. GED falë një stafi ekspertësh dhe me eksperiencë ofron mbështetje të plotë në lidhje me eskpertizën dhe proçedurat doganore. Ne kemi përzgjedhur të bashkëpunojmë me kompanitë lider të vendeve të rajonit për shërbimet postare për dhe nga jashtë vendit. Tarifat tona janë konkurruese dhe ofrojnë garantimin e kryerjes së dërgesave në kohë e të sigurta.

Postë Ndërkombëtare

Shërbimi i postës eskpres ndërkombëtare ofron dhe garanton një proçedurë të sigurtë për dërgimin e produkteve, pakove dhe dokumentave në çdo vend të botës. GED falë një stafi ekspertësh dhe me eksperiencë ofron mbështetje të plotë në lidhje me eskpertizën dhe proçedurat doganore. Ne kemi përzgjedhur të bashkëpunojmë me kompanitë lider europiane dhe botërore për shërbimet postare për dhe nga jashtë vendit. Tarifat tona janë konkurruese dhe ofrojnë garantimin e kryerjes së dërgesave në kohë e të sigurta.

Shërbimi i postës së veçantë

Shërbimi i postës së veçantë konsiston në ofrimin e shërbimeve konsullore dhe të shpërndarjes për individë shqiptar apo të huaj dhe subjekte shtetërore ose private. Çdo dërgim i dokumentave është lehtësisht i gjurmueshëm dhe i monitorueshëm online nga çdo individ apo subjekt në sistemin e menaxhimit. GED Courier ofron gjithashtu edhe kthimin e përgjigjes, në rastet e kërkuara, pa kosto shtesë në tarifën e shërbimit. Gjithashtu ju do të merrni konfirmim në momentin kur dokumenti juaj është dorëzuar